Gjykatësi francez Nicolas Guillou që kryesoi panelin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në lëshimin e urdhër-arrestit ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në vitin 2024, po përballet me vështirësi financiare pasi e ka gjetur veten në listën e sanksioneve të SHBA-së. 50 vjecari deklaroi për France 24 se i janë bllokuar kartat e kreditit dhe nuk bën dot asnjë lëvizje online. Guillou, i cili ka qenë gjithashtu edhe ish anëtar i Gjykatës Speciale për Kosovën, e cilësoi këtë situatë një “kthim 30 vjet prapa në një botë digjitale si kjo e sotmja”.