Rebelët Huthi në Jemen kanë lëshuar një raketë lundruese drejt një luftanijeje amerikane në Detin e Kuq, por avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë arritur të shkatërrojnë raketën, thanë zyrtarët. Sulmi i 14 janarit është i pari që SHBA ka pranuar që është kryer nga rebelët Huthi që kur Uashingtoni dhe aleatët e tij, të premten, më 12 janar, kryen sulme ndaj tyre si kundërpërgjigje për agresionin e tyre mbi anijet tregtare në detin e kuq.