Huthit e Jemenit, të mbështetur nga Irani, u zotuan të dielën se do të vazhdojnë të marrin nën shënjestër anijet britanike në Gjirin e Adenit, pas fundosjes së anijes Rubyamar, në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar. Ushtria amerikane konfirmoi të shtunën që anija britanike u fundos pasi u godit nga raketat e lëshuara nga militantët Huthi më 18 shkurt.