Top News/ Hungaria vendos raketat në kufi / Rrezik përshkallëzimi, sistem mbrojtës afër Ukrainës
21/11/2024 13:12

Hungaria do ta vendosë një sistem për mbrojtje ajrore në pjesën verilindore të vendit, për shkak se rreziku i përshkallëzimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë është “më i madh se asnjëherë më parë”, tha ministri hungarez i Mbrojtjes, Kristof Szalay-Bobrovniczky. Të martën, presidenti rus Vladimir Putin e uli pragun për kryerjen e sulmit bërthamor si përgjigje ndaj ndonjë sulmi me armë konvencionale kundër Rusisë, pasi Shtetet e Bashkuara i dhanë leje Ukrainës të hedhë raketa amerikane thellë brenda Rusisë. Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për herë të parë të martën. Rusia e cilësoi këtë si përshkallëzim të madh. “Ne ende besojmë se do të ketë paqe sa më parë, përmes diplomacisë, jo përmes luftës”, tha Kristof Szalay-Bobrovniczky, në një video të postuar në Facebook të mërkurën në mbrëmje. “Megjithatë, për t’u përgatitur për të gjitha mundësitë, kam urdhëruar vendosjen në verilindje të vendit të sistemeve për mbrojtje dhe kontroll ajror, që i kemi blerë rishtazi”, tha ai pas një takimi me Këshillin e Mbrojtjes, i cili u mblodh nga kryeministri Viktor Orban, për të biseduar për zhvillimet në Ukrainë. “Rreziku për përshkallëzimin e luftës Ukrainë-Rusi është më i madh se kurrë më parë”, tha ai. Hungaria, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kufizohet me Ukrainën. Ministri nuk tregoi hollësisht se cilat pjesë të sistemit për mbrojtje ajrore të Hungarisë do të vendosen në verilindje. Ushtria e Hungarisë, e cila i është nënshtruar një programi modernizimi, bleu sisteme për mbrojtje ajrore, Mistral, nga Franca, vitin e kaluar. Më 2020, Hungaria u pajtua të blejë sisteme për mbrojtje ajrore, NASAMS, nga prodhuesit amerikanë dhe norvegjezë. Ministri tha se disa njësite të ushtrisë hungareze janë në gatishmëri të lartë.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39