Presidentja hungareze Katalin Novak këtë të martë ka vizituar Prishtinën dhe ka deklaruar se do të bëjë çdo gjë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave. Gjatë një konference të përbashkët Novak është takuar edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani me të cilën ka biseduar se Hungaria do të luajë një rol për të siguruar paqe dhe qëndrueshmëri dhe Evropa të mos përfshihet në luftë. Presidentja e Hungarisë ka thënë se kanë kaluar 20 vjet nga luftërat në Ballkan të cilat nuk janë larg ndërsa tani është lufta në Ukrainë që është shumë e rëndësishme që kjo luftë të shmangë Evropën.