Hungaria do ta nënshkruajë një marrëveshje për industrinë e mbrojtjes me Suedinë, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, të premten. Orban i bëri këto komente para një takimi me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, të premten në Budapest, në një kohë kur Hungaria po përgatitet ta ratifikojë më në fund anëtarësimin e Suedisë në NATO.