Top News – Humor në kohë fatkeqësie… / Tërmeti në Meksikë, memet ‘mbysin’ mediat sociale
20/09/2022 14:07

Nuk u desh shumë që memet të shpërthenin në Meksikë, duke ofruar një lloj lehtësimi të hënën, pasi një tërmet i fuqishëm bëri që ndërtesat të shkunden dhe njerëzit të pushtohen nga paniku, në të njëjtën datë në të cilën vendi ka përjetuar edhe dy nga tërmetet më shkatërrimtare në histori. Në ËhatsApp, Instagram, Facebook dhe përtej tyre, meksikanët e frikësuar kanë gjetur humor tek e pashpjegueshmja, tek një tërmet që ndodh vetëm një orë pas një stërvitjeje për tërmete të planifikuar në qytetin e Meksikës dhe qytete të tjera të mëdha të vendit. “Këta Meksikanët janë vërtetë të fortë, bëjnë stërvitje për tërmete me tërmet live”, thuhej nën një meme e cila shoqërohej me foton e Barak Obamës të habitur. Tërmeti i magnitudës 7.6, ndodhi në të njëjtën ditë si ai i 1985-ës që vrau rreth 10 mijë vetë dhe ai i 2017-ës, që mori 350 jetë njerëzish. Dhe kjo koincidencë ishte subjekt i shumë memeve, si psh ajo e një zogu që lexonte një libër të titulluar: Si të kalosh nga 18 shtatori direkt në 20 shtator... Një tjetër meme, imitonte një njoftim të qeverisë meksikane dhe ftonte të huajt të vizitonin Meksikën dhe cdo 19 shtator të përjetonin live dridhje të vërteta toke. Disa meme shihnin madje me dyshim raportet zyrtare që thonë se tre tërmetet në të njëjtën datë janë vetëm një koincidencë. Të tjera meme, mbartnin ngjyra politike, si ai që shfaqte presidentin e vendit teksa thoshte se toka u drodh më shumë në tërmetin e regjistruar gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij...

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52