Kur të vijnë të këqiat, hapu derën. Është padyshim një shprehje shqiptare, por që gjen vend në rastin e ish-kryeministres finlandeze Sana Marin. Kjo e fundit humbi zgjedhjet elektorale të 3 prillit dhe bashkë me to, edhe të drejtën për të qeverisur vendin, teksa si hap i radhës, erdhi edhe dorëheqja nga drejtimi i Partisë Social-demokrate në Finlandë.