Zamira Durda, nëna që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit prej vitesh ndjek hetimet për tragjedinë e Gërdecit, duke firmosur padi e denoncime sa në gjykatën e lartë, apo prokurori të rrethit, e deri në SPAK. Pas zyrtarizimit të martën nga prokuroria speciale e akuzës për ish-ministrin e mbrojtjes, Zamira Durda, u paraqit në SPAK, e shoqëruar nga avokati i saj.