Ky është momenti kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë u shkuan në ndihmë dy turistëve nga Hollanda, të cilët kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në malin e Qerretit. Ata kërkuan ndihmë, dhe pas marrjes së njoftimit, forca te shumta nga radhët e uniformave u nisën drejt zonës. Pas disa orë kërkimesh në terren të vështirë, të huajt u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore nga ana e agjentëve.