Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq, në fshatin Palasë. Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë. Sipas të dhënave paraprake, viktima është gjetur i varur në kangjëllat e murit rrethues. Dyshohet se 45-vjeçari ka dashur të hyjë brenda banesës që nuk ishte pronë e tij, por duke kaluar nga muri bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.