Ferit Hoxha: “Një gjë të jetë e sigurt, dhe për këtë po të doni vemë dhe një bast, që Shqipëria do i marrë IBAR, sepse kjo rrugë është e pandalshme, e pakthyeshme.” Ky ishte basti publik që shefi i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha vendosi për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Proces, që sipas tij, nuk është hasur me asnjë lloj bllokimi apo pengese në Bruksel, por raporti IBAR po merr kohën e vetë, në seanca pyetje-përgjigjesh mes komisionit dhe këshillit europian.