Rebelët pro-iranianë të Jemenit, Houthi, kanë marrë përgjegjësinë për një sulm ndaj një anijeje tregtare në Detin e Kuq dhe një sulm me dron në Izraelin jugor. Zëdhënësi ushtarak i Houthit, Yahya Sharea tha se raketat u qëlluan në një anije tregtare në Detin e Kuq pasi ajo "injoroi tre paralajmërime".