Sulmet ndaj anijeve tregtare nga luftëtarët Houthi me bazë në Jemen janë duke u përshkallëzuar dhe duke shtuar gjithnjë e më shumë telashet për anijet e transportit të mallrave. Sipas kompanive të logjistikës, të paktën 100 anije kanë devijuar itinerarin e tyre, duke kaluar përreth Afrikës, në mënyrë që të shmangin zonën e rrezikshme në Detin e Kuq, aty ku luftëtarët Houthi po sumojnë anijet tregtare me flamuj të vendeve të konsideruara armike të tyre. Megjithatë devijimi I itinerarit shton ndjeshëm kohën dhe koston e transportit të mallrave, ndaj kompanitë e logjistikës po studiojnë edhe përdorimin e linjave hekurudhore.