Top News – Hoti takon Macron/ Në prag të rifillimit të dialogut
07/07/2020 18:54

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Lajmin e konfirmuan për mediat në Kosovë burime pranë kreut të ekzekutivit, të cilat thanë se detajet e asaj cfarë u diskutua mes dy liderëve, do të dalin më vonë. Pritja zyrtare e Hotit u bë në Pallatin Elize. Ajo paraprin samitin virtual të 10 korrikut në Paris mes Prishtinës e Beogradit, dhe atë të 12 korrikut që zhvillohet në Bruksel mes Hotit dhe Aleksandar Vucic. BE-ja u vu fort në lëvizje për dialogun pasi I dërguari I posacëm I presidentit amerikan Donald trump për të, Richard Grenell organizoi një takim mes palëve në Washington. Kjo përballje duhet të kishte ndodhur në 27 qershor, por nisma e Grenellit u shemb prej aktpadisë së ngritur papritmas nga Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaci për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vetëm disa ditë pas publikimit të aktpadisë, u bë njoftimi për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian. Grenell megjithatë e ka paralajmëruar sërish një takim të ngjashëm së shpejti në Shtëpinë e Bardhë, por data ende nuk është caktuar.

Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14