Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit u rikthye në Radhimë këtë të martë, për shembjen e hotelit 3-katësh, të përjashtuar nga procesi i legalizimit. Shembja e këtij hoteli nisi që në 28 mars, por hasi në rezistencë të fortë të pronarëve dhe shtetases italiane, e cila e kishte marrë me qira. Pronarët e hotelit të cilët bënë rezistencë të fortë duke hipur mbi çati, pas afatit 10-ditor të lënë nga inspektorët nuk kanë reaguar, të bindur ndoshta se legalizimi do të ishte një process i vështirë. Reagimin për inspektorët e Mbrojtjes së Territorit e shprehu pikërisht shtetësja italiane, e cila operonte si njësi biznesi me hotelin pa dokumentacionin e duhur ligjor.