Një ngjarjë e rëndë është bërë publike nga Autoritetet e Selanikut të cilat njoftojnë për gjetjen e një kufomë pa kokë dhe pa këmbë. Sipas informacioneve, trupi i pajetë është gjetur nga një peshkatar rreth orës 11 të mëngjesit , në zonën detare mes Kalochori dhe Çalastrës dhe ka njoftuar autoritetet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rojes bregdetare për të mbledhur informacione për ngjarjen.