Këtë të premte janë mbajtur në Lezhë homazhe në nderim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, humbja tragjike e së cilës ka tronditur mbarë komunitetin. Dhjetëra qytetarë, të afërm, miq dhe të rinj u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të vendosur lule në kujtim të saj, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen.