Në pallatin e Kongreseve janë zhvilluar homazhet për nder të policit Saimir Hoxha që humbi jetën në krye të detyrës. Kreu i Shtetit Ilir Meta i dha lamtumirën nënkomisarit, ndërsa i shprehu ngushëllimet edhe familjarëve. Sipas Metës, është momenti për një reflektim për një luftë frontale kundër krimit të organizuar.