Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nderuan dëshmorët me rastin e 5 Majit. Rama dhe Veliaj vendosën buqeta me lule në monumentin ‘Nëna Shqipëri’. Ata shoqëroheshin nga përfaqësues të tjerë të pushtetit qendror e vendor, ndërsa nuk munguan as pasaardhës të të rënëve gjatë luftës nacional-çlirimtare.