Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës, ndryshe nga çdo ditë tjetër normale, këtë të hënë shënoi një moment të dhimbshëm, ku pedagogët dhe studentët mbajtën homazhe në nder të Sidorela Kolës, e cila humbi jetën në tragjedinë e trefishtë që preku familjen e saj në Fushë-Arrëz. Kola studionte në degën Bankë-Financë dhe shokët e pedagogët e kujtuan si një studente të shkëlqyer.