Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann zhvilloi një vizitë zyrtare në Autoritetin e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Kryefjala e diskutimeve ishin përfundimet e Progres- Raportit të BE-së për vitin 2021, për çështjen e personave të zhdukur në komunizëm, ku theksohej se “zgjidhja e rasteve mbetet e ulët për shkak të mungesës së kapaciteteve, burimeve dhe vullnetit politik për të krijuar një mekanizëm efikas të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse.