Një 28-vjeçar, banues në Mamurras ka rënë në prangat e policisë, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shëmri të Kurbin. Shërbimet e Policisë kishin sinjalizime për të ndaluar, automjetin që drejtonte shtetasi Kristian Marku.