36 vjecari Sotir Çabiri, djali i Spiro Cabirit, njërit prej pronarëve të hotelit “Bizant” në Sarandë, i cili një ditë më parë u hodh në erë nga një sasi tritoli, është arrestuar nga policia, si autor i dyshuar. I dyshuari po hetohet nga autoritetet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale. Ky i fundit dyshohet se vendosi rreth 30 kilogramë tritol në hotelin që i ati i tij kishte në bashkëpronësi me Dhimitër Evangjeliun.