Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07/2025 12:56

Auren Dhono me profesion inxhinier u vendos në pranga këtë të shtunë, pasi policia e Vlorës, e Himarës dhe IKMT gjetën shkelje mjedisore dhe administrative në një objekt hotelerie me leje të miratuar në fshatin e Dhërmiut. Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit bllokuan objektin në ndërtim dhe vilat përreth tij, pasi u konstatua se mbjetet inertë të ndërtimit, po depozitoheshin në vijën bregdetare duke sjellë ndotje. Jo vetëm kaq, por në këtë kompelks vilash ishin akomoduar për strehim disa persona, në një fazë kur ende nuk ishin përfunduar punimet dhe procedurat ligjore për vënien në funksion të tyre. Sipas policisë dhe organit akuzues inxhinieri dyshohet se ka kryer veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”. Kodi penal parashikon që kjo vepër, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëmtim të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Ku nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë si pasojë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet, ndërsa kur kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. IKMT mbajti edhe një procesverbal për konstatimin e kundërvajtjes administrative dhe u bllokoi objektin, deri në marrjen e masave për eliminimin e të gjitha shkeljeve ligjore të konstatuara. Materialet që u mblodhën nga ana e policisë, iu referuan prokurorisë së Vlorës e cila pritet të nisë hetimet mbi këtë rast, teksa inxhinieri brenda afatit ligjor do të dalë përpara gjykatës për vlerësim të kushteve të masës së sigurisë.

Top Channel/ Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Fier, plagosen shoferët dhe pasagjerët
31/03 22:49
Top News- Pesë të plagosur në aksident, përplasen makinat në aksin Fier-Patos
31/03 22:48
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë pranë autostradës Fier–Vlorë
31/03 22:47
Top News- Hakerat iranianë sulm drejtësisë/ Reagojnë institucionet: Nuk ka pasur hakerim
31/03 22:30
Top News- Redjan Rraja në burg përjetë/ Atentati në Shkozet, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
31/03 22:02
Top Channel/ Olimpiada e Ekonomiksit në UET, Shqipëria me 5 përfaqësues në Athinë
31/03 19:59
Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03 19:45
Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41