Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin me inicialet K.L., me akuzën e zjarrvënies. Ky shtetas, sipas njoftimit të policisë ka ndezur zjarr në arën e tij për të djegur hamullorët, por flakët janë përhapur duke djegur shkurre dhe qindra rrënje pemë frutore. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Lisaj