Një qytet i vogël francez ka fituar famë në internet sepse kryetari i bashkisë së tij, që kandidon për rizgjedhje në zgjedhjet bashkiake të së dielës, ka mbiemrin Hittler. Jo vetëm kaq. Një nga dy kundërshtarët e tij quhet Zielinski. "Është një çmenduri", thotë Charles Hittler, kryetari i bashkisë Arcis-sur-Aube me 2,785 banorë, kur u kontaktua nga BBC. "Gjatë gjithë jetës sime kam pasur episode humori për shkak të emrit tim. Ndonjëherë njerëzit vizatonin mustaqe në posterat e mi zgjedhorë. Nuk jam shqetësuar shumë. Por tani ka dalë jashtë kontrollit. Kam parë artikuj në internet që thonë se '37% e njerëzve të bashki janë hitlerianë!'. Gruaja ime vetëm qan”.