Një 25-vjeçare nga Barcelona, Noelia Castillo, i ka dhënë fund jetës përmes eutanazisë, pas një beteje të gjatë ligjore me të atin me kërkesën e saj për të vdekur me dinjitet. E reja mbeti paraplegjike pas një tentative për vetëvrasje në vitin 2022, ndërsa në verën e vitit 2024 autoritetet katalanase i dhanë miratimin për vdekje të asistuar.