Vullkani i famshëm i Krakatoa-s në Indonezi shpërtheu disa herë të martën, duke ngritur një re të stërmadhe hiri vullkanik deri në 2500 metra lart në qiell. Mali Anak Krakatoa, që do të thotë Fëmija i Krakatoas, shpërtheu katër herë – thanë zyrtarët, me atë më të madhin që u pasua nga një shpërthim që ngriti një kolonë tymi dhe hiri 1500 metra mbi krater. “Kjo është pjesë e një faze shpërthimesh të lidhura me formimin e një trupi të ri për vullkanin”, thotë qendra e vulkanologjisë dhe gjeologjisë në vend.