Katari dhe Arabia Saudite deklaruan zyrtarisht qëndrimin e tyre kategorikisht kundër për zhvendosjen e dhunshme të palestinezëve brenda Gazës, pasi Izraeli u bëri thirrje banorëve të Gazës të largohen nga veriu i territorit dhe të shkojnë në jug. Një deklaratë nga ministria e jashtme e Katarit tha se po bën thirrje për "heqjen e rrethimit të Rripit të Gazës dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë për civilët palestinezë sipas ligjeve ndërkombëtare dhe humanitare".