Vakanca e krijuar në Gardën e Republikës, pas dorëheqjes së komandantit të përgjithshëm Gramos Sako, pritet të plotësohet me kushte dhe rregulla të ndryshuara. Socialistët kanë depozituar në Kuvend, propozimin e tyre për ndryshimin e kritereve të emërimit të drejtuesit të përgjithshëm të Gardës së Republikës.