Policia e shtetit ka vijuar me operacionin “Fijet”, ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkurë, dy faza të tjera u zhvilluan në qarkun e Tiranës dhe në atë të Elbasanit. Në Tiranë, u cmontuan 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, duke e cuar në total numrin e kamerave të sekuestruara në 220. Ndërkohë që ka nisur hetimi për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Kamerat ishin vendosur në Rrugën e Vilave, "Azem Hajdari", "Azem Galica", "Europa", "Sabri Preveza", "Sarina", "Staf Melani", "Ali Kelmendi".