Shërbimeve e Komisariatit të Policisë Himarë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Midnight”, në fushën e vjedhjes. Në pranga është vënë në pranga 46-vjeçari Sali Gaxha, banues në Tiranë. 46-vjeçari u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi kishte vjedhur tre aparate celularë dhe një shumë parash, në ambientet e një kompleksi me apartamente pushimi, në Himarë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan: 10 granata dore luftarake, 6 aparate celularë dhe veshje e doreza të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.