Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Qafë Barak, ku një shtetas humbi kontrollin e mjetit të tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Viktima Sabah Jupa 35 vjec, banues në fshatin Gajrep të Hasit, u hodh nga dritarja e mjetit që po drejtonte pqëe ti shpëtuar fatalitetit, por fatkeqësisht ndërroi jetë. Ngjarja u regjistrua në orën 10:00 të paradites së sotme, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e policisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.