Raketat e lëshuara nga Libani plagosën 11 persona në Izraelin qendror të shtunën. Sipas shwrbimeve izraelite të urgjencës, njëra prej raketave goditi një shtëpi të banueshme. Luftimet janë përshkallëzuar midis forcave izraelite dhe grupit libanez të Hezbullahut që nga shtatori dhe shpresat që SHBA-së të ndikojë për një armëpushim janë zbehur.