Udhëheqësi i Hezbollahut Naim Qassem pretendon se marrëveshja e armëpushimit me Izraelin është një “fitore hyjnore” për grupin militant të Libanit. Në fjalimin e tij të parë pas nënshkrimit të armëpushimit me Izraelit, udhëheqësi i Hezbollah u zotua të premten të koordinojë ngushtë me ushtrinë libaneze për të zbatuar paktin. Armëpushimi shënoi fundin e një periudhe të gjatë luftimesh, e cila shkatërroi shumë pjesë të Libanit jugor dhe lindor, si dhe në periferi të Bejrutit, ndërsa raportohen mbi 4 mijë viktima, duke përfshirë qindra gra dhe fëmijë.