Top News – Hetimi për vrasjen e 20-vjeçares/ Greqi, një prej autorëve dyshohet të jetë shqiptar
18/05/2021 19:49

Vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch në Glyka në lagjen Glika Nera të Athinës, në prani të foshnjes së saj vijon të jetë në qendër të raportimeve në mediat greke. Policia greke prej ditësh, po punon në mënyrë intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por ende nuk ka arritur të identifikojë asnjë prej autorëve të dyshuar të vrasjes së rëndë. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici bashkëshorti i Carolinës, piloti 32 vjecar që i mbijetoi sulmit të autorëve, ka bërë një përshkrim të grabitësve të cilët çuan drejt vrasjes së pamëshirshme të partneres së tij. “Dy ishin relativisht të gjatë, afërsisht nga 1.80, të dobët, por të palestruar. Ndërsa i treti ishte më i shkurtër, rreth 1.70 dhe ai dukej të ishte kreu i grupit” ka deklaruar para grupit hetimor Charalambos Anagnostopoulos. Sipas medias greke “Espresso”, autori i krimit i cili ishte më i shkurtër se të tjerët dyshohet se është një shqiptar, i cili është shpallur në kërkim për një sërë krimesh të tjera dhe si i përfshirë në organizatë kriminale, vrasje në tentativë, grabitje. Nga raportimet e policisë greke, bëhet me dije se 3 grabitësit ishin pjesë e një bande kriminale shqiptaro-greke. Pak ditë më parë, forcat policore të Greqisë arrestuan një tjetër shtetas me origjinë nga Gjergjia, pasi u kap me një pasaportë të falsifikuar. Fillimisht u dyshua se ai ishte një nga autorët e vrasjes së 20 vjecares britaniko-filipinase, por më pas hetuesit e cështjes pohuan se këto dyshime u zbehen. Vrasja e nënës së re 20 vjeçare ndodhi javën e kaluar, gjatë kohës kur 3 grabitësit që hynë në banesën e saj e mbytën e atë pranë foshnjës dhe bashkëshortit të saj.

Top News – Mbyllen portet greke. Era e fortë përplas tragetet, dallgët 10 ballë në Egje
08/01 09:42
Top News – Greqia mbyll portet! Era e fortë përplas dy tragete në Pire
08/01 09:25
Top News- “Aleancë ushtarake, sulmuese”, Vuçiç i tmerruar akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë
07/01 23:00
Top News- Serbia nuk e ‘lë’ Maduron/ Ish-diktatori mbetet ‘mik i madh’ për zyrtarët serbë
07/01 11:30
Top News -‘Panterat Rozë’ grabitën hotelin në Greqi / Kapen dy serbë, morën 580.000 euro bizhuteri
06/01 15:16
Top News- Traktorët sërish në rrugë / Fermerët grekë nuk tërhiqen, por as qeveria e Mitsotakis
29/12 14:25
Top News- Vuçiç do paqe por me armë, zbulon planin sekret, kërkon ushtrinë më të fortë
27/12 13:49
Top News- Gjysma e serbëve me grip/ Viroza përhapet përtej epidemisë, ‘ngopen’ spitalet
26/12 14:22
Top News – Fermerët grekë sërish në protestë. Kakavija bllokohet edhe njëherë për tre orë
26/12 10:50
Top News- Lista Serbe gjobitet sërish/ 30 mijë euro nga PZAP për shkelje të Kodit të Mirësjelljes
25/12 14:24
Top News – Maqedonia e Veriut në krizë energjetike / Gjendje e jashtëzakonshme, mungon nafta
25/12 13:37
Top News- Kosova tmerron Vuçiç, presidenti serb bën viktimën, plan kundër Prishtinës
24/12 23:00
Top News- Serbia tmerrohet nga shqiptarët, shpërthen Vuçiç, akuza ndaj SHBA e Turqisë për armët
24/12 22:42
Top News- ‘Hungarezët janë miqtë tanë’/ Vuçiç sytë nga Hungaria për shpëtimin e NIS
24/12 09:37
Top News- Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë
23/12 22:55
Top Channel/ Tension mes Greqisë e RMV/ Athina, Kritika Maqedonisë së Veriut për emrin
23/12 17:26
Top News – Serbisë nuk kanë çfarë i duhen tanket / Kurti: Sistemi ynë antitank i bën të papërdorshme
21/12 15:02
Top News – Mjegulla mbyll aeroportin e Shkupit / Anulohen të gjitha fluturimet, asnjë avion në pistë
21/12 14:53
Top Channel/ Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç!
20/12 14:22
Top Channel/ Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmet reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç!
20/12 12:28
DIGITALB DIGITALB