Ish deputeti Lefter Maliqi u thirr këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posacme antikorrupsion në cilësinë e paditësit, për zgjedhjet në bashkinë e Kucovës, ku fitues u shpall Kreshnik Hajdar. Sipas Maliqit në procesin zgjedhor janë bërë manipume,ndaj dhe ka depozituar rreth 5 kallëzime për atë që ai e cilëson krim zgjedhor. I pyetur mbi 1 orë nga prokurori i posacëm lidhur me këto kallëzime, në daljen e tij nga struktura e posacme antikorrupsion, Maliqi ishte i rervuar në dhënien e informacioneve, por bëri me dije se dorëzoi një USB në të cilën kishte prova dhe filmime, ndaj biznesmenit Pëllumb Salillarit dhe Kreshnik Hajdarit.