Ende mbetet mister se përse dhe nga kush u qëllua me leva kancelari i Gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi. Vetëm 60 minuta pas ngjarjes, Policia e Elbasanit, me mbështetjen e shumë agjentëve të Policisë Kriminale rrethuan një zonë të gjerë që përkonte edhe me vendin ku u qëllua kancelari, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.