Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka lëshuar mbrëmjen e të premtes 15 urdhër-arreste, pas hetimeve të kryera për inceneratorin e Tiranës. Ndër personat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste, janë edhe emra si ish-ministri Lefter Koka, aktualisht në burg, ku po gjykohet për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, apo ish zv.ministri Alqi Bllako, gjithashtu i hetuar në të njëjtën çështje. Përveç tyre, urdhër-arresti janë lëshuar edhe për emra si Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj dhe Pëllumb Abeshi.