Gjykata e Posacme antikorrupsion ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për zëvëndës presidentitn e Federatës shqiptare të Futbollit Arben Dervishaj. Ky i fundit u arrestua më datë 16 nëntor të këtij vitit nën akuzën e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Dervishaj u arrestua në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Fierit, pasi sipas prokurorëve specialë, ai ka firmosur shkresa për punë të pakryera. Perves kësaj, SPAK thotë se Dervishaj dyshohet se ka përfituar para nga shtetasi Klodian Zoto, një prej njerzëve të shpallur në kërkim lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.