Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato u pyet nga Grida Duma në “Top Story” lidhur me hetimin e nisur nga SPAK për zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ambasadori shpjegoi se BE respekton një politikë për të mos komentuar çështjet në hetim. Sipas tij prezumimi i pafajësisë është një nga parimet kryesore që rregullon gjyqësorin, duke shtuar “nuk mund të fillosh të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore”.