Hetimet për protestën e 8 janarit vijojnë me intensitet dhe grupi i prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore që ka në dorë këtë ccështje, po grumbullon prova dhe të dhëna nga shumë burime. Pas dëshmive të të ndaluarve, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kërkuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat ishin montuar nga vetë Partia Demokratike, si një masë identifikuese në rast të sulmeve, ashtu sikurse edhe ndodhi.