Top News – Hetim në SHBA/ Korrupsion në Shtëpinë e Bardhë
02/12/2020 11:56

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara po heton një skemë të mundshme të ryshfetit që përfshin kontribute politike në këmbim të faljes presidenciale, sipas disa dokumenteve të gjykatës. Dokumentet e gjykatës janë redaktuar para se të publikohen, dhe emrat e të dyshuarve janë fshirë me ngjyrë të zezë. Nuk ka asnjë referencë për presidentin amerikan, Donald Trump, ose për fushatën e tij. Por, dokumentet i referohen një “skeme të fshehtë lobimi” nga dy individë, të bërë ndaj “zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë” për të fituar “falje ose heqjen e dënimit” nga presidenti për një individ të paemëruar. Të dyshuarit, njëri nga ata që është avokat, përmendën “kontribute të konsiderueshme të fushatës së kaluar” dhe “pritje të kontributeve thelbësore politike në të ardhmen” në këmbim të faljes presidenciale ose heqjes së dënimit, thuhet në dokumente. Është e paqartë se si zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë iu përgjigjën ofertës së supozuar të ryshfetit. Gjykatësja e Qarkut në Uashington, Beryl Howell, lëshoi dokumentet e redaktuara në një urdhër që ajo e përshkroi si një hetim “ryshfet për falje” i cili ka vazhduar të paktën që nga muaji gusht. Presidentët kanë autoritet të gjerë kushtetues për të ofruar falje federale dhe praktika është e zakonshme. Me vetëm disa javë të mbetura në presidencën e tij, Trump pritet të shpallë një mori faljesh, përfshirë edhe ndaj aleatëve politikë.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB