Top News – Heronjtë kthehen në shtëpi! Mbërrijnë në Ukrainë komandantët që mbrojtën Mariupolin
09/07/2023 11:31

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ka sjellë në shtëpi nga Turqia pesë komandantë të zënë rob nga Rusia gjatë luftës brutale në qytetin e Mariupolit në fillim të luftës. Kremlini iu përgjigj me zemërim veprimit të Zelenskyt, duke thënë se ata nuk ishin të informuar për lirimin e komandantëve duke pretenduar se lëvizja shkelte një marrëveshje me Ankaranë që ata të qëndronin në Turqi deri në fund të luftës. Në shtator 2022, Ukraina njoftoi lirimin e 215 ushtarëve të saj në këmbim të dhjetëra të burgosurve rusë dhe një politikani pro Moskës. Si pjesë e marrëveshjes dhe në bashkëpunim me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti ukrainas tha se pesë komandantët do të qëndrojnë në Turqi "në siguri të plotë dhe në kushte komode" deri në fund të luftës. Pas kthimit të tij në Kiev me burrat, Zelensky nuk shpjegoi menjëherë pse u lejuan të largoheshin nga Turqia në këtë kohë. “Ne po kthehemi në shtëpi nga Turqia dhe po i sjellim heronjtë tanë në shtëpi”, shkroi Zelensky në Telegram. “Ushtarët ukrainas Denys Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volynsky, Oleh Khomenko, Denys Shleha. Më në fund do të jenë me të afërmit e tyre. Lavdi Ukrainës!”, tha Zelensky. Qyteti i Mariupolit dhe fabrika e tij e çelikut Azovstal ishin skena e një rrethimi të gjatë që përfundoi në maj 2022 dhe e la Mariupolin në gërmadha përpara se 2,500 mbrojtës ukrainas të dorëzoheshin përfundimisht. Pas njoftimit të Zelenskyt, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u citua nga agjencia e lajmeve RIA të ketë thënë se kthimi i komandantëve nuk ishte "asgjë më shumë se një shkelje e drejtpërdrejtë e kushteve të marrëveshjeve ekzistuese" nga qeveritë ukrainase dhe turke.

Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
Top News – ‘Vdekje, zjarr dhe tërbim…’ / Sulme masive mbi Iran, shpërthime të pazakonta
10/03 11:58
Top News – ‘Po i thyejmë kockat Iranit…!’ Netanyahu: Nuk kemi mbaruar ende, ofensiva vazhdon
10/03 11:58
Top News – Turqia ‘ndez’ sistemet Patriot: Raketat e Iranit s’kanë shans, forcohet mbrojtja ajrore
10/03 11:48
Top News – Irani: Asnjë pikë naftë përmes Hormuzit / Trump kërcënon: Do ju godasim 20 herë më fort
10/03 11:48
DIGITALB DIGITALB