Sulmi që ndodhi në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër, ka nxitur reagime të shumta në të gjithë botën. Në shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës, në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigant është shfaqur logoja e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së. “Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logoja e Policisë së Kosovës. Në fotografinë tjetër ku shihej logo e UÇK-së shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri - Afrim Bunjaku”.