Takimi mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus, Presidentit Vladimir Putin, u cilësua si një hap jetësor drejt paqes në luftën e Ukrainës.Por në përfundim, takimi pothuajse tre-orësh midis dy udhëheqësve ka prodhuar më shumë pyetje sesa përgjigje.Kur Presidenti Vladimir Putin u kthye në skenën botërore të premten, qielli në Alaskë ishte me re. Duke pritur në fund të një qilimi të kuq të shtruar në pistën e Bazës ushtarake Elmendorf-Richardson ishte Presidenti i SHBA-së Donald Trump.Ndërsa Putin afrohej, Trump duartrokiti. Të dy udhëheqësit shtrënguan duart ngrohtësisht dhe buzëqeshën.Ishte një moment i jashtëzakonshëm për Putinin - një udhëheqës që shumica e vendeve perëndimore e kanë shmangur që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës.