Ishte Superhëna e fundit e vitit 2020 dhe njihet edhe si “Hëna e Luleve”. Mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes, sateliti i Tokës u vendos në një distancë prej 361184 kilometrash nga Toka në një kohë kur distanca mesatare është 384400 km. E duke qenë më afër Tokës, Hëna duket më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht.