Një rast i paprecedent është shënuar mëngjesin e së enjtes në një lokal në qytetin e Shkodrës. Tre persona, mes tyre nënë e bir dhe një kamarier u helmuan me ujë në një lokal në qendër të qytetit. Shishja e ujit, sipas dyshimeve paraprake, rezultoi se kishte përmbajtje të acidit, cka shkaktoi helmim tek të tre qytetarët.