12 turistë nga Koosva, të cilët po kalonin pushimet në Shëngjin, janë shtruar me urgjencë në spitalin e Lezhës, pasi kanë shfaqur problem shëndetësore. Ata janë paraqitur me simptoma të ndryshme, si dobësi, marrje mendsh, etj., teksa pas marrjes së ndihmës së parë nga personeli mjekësor, u larguan në gjendje të mirë shëndetësore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Lezhë raportoi se nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimi. Dyshimet e para janë që gjendja e debuleësë, turistëve t’u jetë shkaktuar nga një preparat i përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, të hotelit ku ata qëndronin. GJithashtu nuk përjashtohet as mundësia që temperaturat e larta të kenë ndikuar në debulkesën e turistëve nga Kosova. Ndërkohë, mjekët e shërbimit në spitalin e Lezhës deklaruan se analizat e pacientëve kanë dhënë rezultatet të mira dhe se të gjithë ata janë larguar nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.